Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj mahnit me fotografitë në natyrë duke vënë në pah fizikun e formësuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka qenë së fundmi duke shijuar pushimet në Bali të Indonezisë.

Jashtë angazhimeve dhe koncerteve, ajo ishte duke kaluar një kohë produktive me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun dhe vajzën e tyre, Ajkën.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar imazhet dhe videot atraktive të artistes, gjersa ka vënë në pah fizikun e formësuar.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta kësaj radhe ka publikuar disa imazhe në natyrë me një kostum ngjyrë të gjelbër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Bukuroshja edhe kësaj radhe ka bërë që të marrë vëmendje, ndërkohë që është komplimentuar në masë të madhe për linjat trupore.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi për pak orë ka mbledhur mbi 25 mijë pëlqime, e komente pozitive nga më të ndryshmet.

“Koha që kaloj në natyrë janë disa nga momentet që më bën të ndihem gjallë”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Xhensila pavarësisht kësaj po vazhdon të jetë një emër shumë i ndjekur dhe i kërkuar nëpër mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version