Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj mahnit me fizikun trupor në fustanin e bardhë

Këngëtarja dhe tashmë sipërmarrësja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 1.7 milion ndjekës, ndërsa shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme.

Duke qenë se muajve të fundit i është përkushtuar në masë të madhe palestrës, ajo në pozat e reja ka vënë në fokus linjat trupore.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Nëna e një vajze ka mahnitur me fizikun trupor në fustanin e bardhë duke ia bashkangjitur edhe një pelerinë me nuance të ngjyrës së gjelbër.

Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

“Nëse nuk mund ta gjesh diellin, bëhu diell”, ka qenë përshkrimi i postimit.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan në hapësirën për komente, duke e përgëzuar për format trupore e paraqitjen atraktive.

Ajo është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “Prit Pak”, që e solli javë më parë në bashkëpunim me reperin Lumi B. /Telegrafi/

Exit mobile version