Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Bukuroshja, e cila numëron afro dy milionë njerëz vetëm në Instagram, është tejet aktive me postime.
Ajo së fundmi ka realizuar një fotosesion, në të cilin ka mahnitur me linjat trupore.
31-vjeçarja ka përzgjedhur një fustan të gjatë shkëlqyes ngjyrë gri, i cili është tërësisht transparent.
Dukjen e ka kompletuar me një gjerdan rreth qafës si dhe me një palë syze dielli.
Të shumta qenë edhe komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Kjo vjen pas ndarjes nga Bes Kallaku, i cili së fundmi u tha se ia dedikoi edhe një këngë ish-partneres. /Telegrafi/