Telegrafi

Xhensila Myrtezaj kujton paraqitjen e saj të parë te “Gjeniu i Vogël”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, numëron vite të shumta në skenë.

Ajo përgjatë kësaj kohe ka publikuar një sërë projektesh të suksesshme, ndërsa është bërë një nga artistet më të pëlqyera në diskografinë shqiptare.

Si shumë prej këngëtarëve, edhe Xhensila fillimin e karrierës e ka nisur në një kompeticion siç ishte “Gjeniu i Vogël”.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi nga paraqitja në këtë konkurs, e cila atëherë ishte vetëm 11 vjeçe.

“Gjeniu i Vogël, aty prej ku nisi gjithçka”, ka qenë përshkrimi i njërës prej fotografive që ka ndarë në InstaStory, ku shfaqet së bashku me Alketa Vejsiun – e cila ishte moderuese e këtij programi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja, që tani është 27 vjeçe, nuk është se ka ndryshuar dhe vazhdon të ruajë pamjen natyrale – pa asnjë ndërhyrje estetike.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Sa i përket projekteve të reja muzikore, ajo është duke shijuar akoma suksesin e këngës së fundit “Panorama”.

Bashkëpunimi me Ardian Bujupin ka kaluar shifrën e 32 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)