Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj me imazhe tjera mbresëlënëse, këngëtarja po shijon periudhën e shtatzënisë

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për pak muaj do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, kanë bërë të ditur se do të mirëpresin në jetë një vajzë.

Ndonëse është tërhequr nga muzika për shkak të shtatzënisë, Xhensila vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar për fansat disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante, veshur me një fustan të gjelbër dhe elegant.

Këngëtarja ka vënë në dukje barkun e saj të rrumbullakosur, teksa edhe fokusi i duarve teksa merrte pozat ishte pikërisht aty.

Me flokët e shtrira dhe buzëqeshjen e saj të lehtë, Xhensila tregoi për fansat se ndjehet më se e lumtur dhe po e shijon në maksimum këtë periudhë të jetës.

Ndërkohë, urimet dhe komentet pozitive nga ndjekësit e saj nuk mungojnë në asnjë pre fotografive që këngëtarja ndan me ta. /Telegrafi/

Exit mobile version