Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj javë më parë konfirmoi që është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj Bes Kallaku.
Dyshja madje zbuluan se po bëhen prindër të një djalit, teksa kanë edhe një vajzë pesë vjeçare, Ajka.
Kjo nuk e ka penguar Xhensilën që të jetë aktive në rrjetet sociale, madje duke sjellur imazhe të ndryshme gjatë procesit të shtatzënisë.
Edhe së fundmi, autorja e “Çelsi i zemrës” ka ndarë me fansat në Instagram disa foto të reja, teksa dukej në formë të mrekullueshme.
Xhensila ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur ndërsa shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe të ngushtë ngjyrë kafe.
Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të saj sipër imazheve, që ishin kryesisht pozitiv.
Theksojmë që projekti i fundit muzikor i këngëtares është bashkëpunimi me reperin Varrosi “Pina pina”. /Telegrafi/