Telegrafi

Xhensila Myrtezaj dhe Majk të shtunën publikojnë bashkëpunimin

Dy emrat e njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Majk njoftuan se janë bërë bashkë për një duet të radhës.

Dhe tani dyshja e njohur kanë zbuluar se kënga me titullin “T’i fala” do të lansohet të shtunën (10 qershor).

Majk ka publikuar disa imazhe përkrah Xhensilës në llogarinë e tij të Instagramit teksa ka zbuluar kohën e lansimit të bashkëpunimit.

Foto: Majk/Instagram

“Nesër, “T’i fala”, ka shkruar artisti në fotot e shkëputura nga xhirimet e videoklipit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Majk

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që njihen për hite të shumta, që padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Në anën tjetër, Majk sapo ka publikuar një tjetër bashkëpunim me Lumi B, DJ PM, DJ Dagz dhe Zaza.

Ndërkohë, projekti i fundit i Xhensilës është gjithashtu një bashkëpunim me Klajdi Harunin. /Telegrafi/