Telegrafi

Xhensila Myrtezaj dhe Ghetto Geasy zbulojnë datën e lansimit të projektit të ri

Foto: Screenshot/YouTube

Xhensila Myrtezaj dhe Ghetto Geasy kanë njoftuar datën se kur do të lansohet projekti i tyre i ri.

Ata përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se kjo këngë do të lansohet të premten (19 korrik).

Dyshja kanë ndarë pak edhe nga xhirimet e videoklipit të ri, i cili besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

“Kush është gati për këtë dyshe. 19.07.24. Vaj Vaj”, thuhet në postim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fansat gjithashtu mezi po presin për këtë duet të artistëve të njohur të estradës.

Ata kanë bashkë edhe një tjetër këngë të quajtur “Mëkati im”, të cilën e sollën para dy viteve.

Kjo ka mbledhur mbi 13 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/