Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të komentuara në showbizz-in vendor, dhe paraqitjet e tyre në publik janë të shpeshta.
Çifti i njohur së fundi kanë udhëtuar së bashku për në Itali, nga ku edhe kanë sjellë imazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale.
Xhensila ka ndarë fotografi gjatë vizitës në Koloseumin e Romës, ku në njërën nga to shihet përkrah bashkëshortit të saj, Besit.
Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë zgjedhur Romë për t’u larguar pak ditë nga rutina dhe angazhimet në Tiranë.
Ata dukeshin të lumtur dhe të dashuruar së bashku, teksa vëmendjen mori Xhensila me stilin e bukur të veshjes.
Kujtojmë që dyshja janë mjaft të angazhuar në karrierat përkatëse, ndërsa edhe janë prindër të një vajze, Ajka.
Ndryshe, ditë më parë Xhensila befasoi fansat me ndryshimin e stilit të flokëve, ku u shfaq me flokë më të shkurtra se zakonisht, por që u pëlqye dhe prit mirë nga ndjekësit dhe komentuesit në Instagram. /Telegrafi/