Telegrafi

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi paralajmërojnë këngën “Panorama”

Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram/xhensilamyrtezaj)

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, në pothuajse secilën paraqitje të saj merr dashuri të madhe nga fansat e saj.

Kjo vjen, pasi edhe tematikat në projektet e saj muzikore i ka të tilla, që prek një numër të madh të popullsisë.

Kësaj here, bukuroshja brune si duket ka një surprizë të këndshme për adhuruesit e muzikës së saj, pasi është duke ardhur me një bashkëpunim.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ndërsa po darkonte me këngëtarin Ardian Bujupi.

Në imazhin tjetër shihej një kupon fiskal, në të cilën është shkruar emri i këngës dhe data e publikimit të saj.

“Panorama” do të jetë hiti i dyshes që do të publikohet këtë të premte, rreth orës 14:00.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ata janë bashkuar në një projekt muzikor, vitin e kaluar ata kanë sjell në treg “Cika Cika”. /Telegrafi/