Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka treguar së fundmi se dëshiron të zgjerojë familjen e saj.
E ftuar në emisionin e së shtunës, “Klanifornia”, Xhensila bëri me dije se ajo dhe bashkëshorti i saj, kanë në plan të tjerë fëmijë.
Në veçanti, ajo citoi faktin se nuk dëshiron që vajzën e saj, Ajka, ta lërë pa motër, ndërsa numri ideal i fëmijëve për të do të ishte katër.
“Dy çuna, dy goca, Ajkën pa motër s’do e lë por as pa vëlla s’do e lë”, ka thënë Xhensila gjatë intervistës.
E njëjta përveç jetës private, ka folur edhe për atë profesionale, kryesisht për projektin e saj muzikor më të fundit, i cili u prit mirë nga publiku.
Këngëtarja po ashtu interpretoi për publikun në sallë ‘live’ këngën e saj të re, “Paris”. /Telegrafi/