Telegrafi

Xhensila ka frikë nga injeksionet, Bes Kallaku tallet teksa e xhiron gjatë mjekimit

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Çifti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ata ndajnë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tyre, duke treguar gjithçka rreth jetës private të çiftit.

Brenda pak muajsh, ata pritet të bëhen prindër për herë të parë, teksa kanë zbuluar se gjinia e foshnjës që Xhensila pret të sjellë në jetë, është vajzë.

Derisa është në pritje të lindjes, këngëtarja gjatë gjithë kësaj kohe ka kryer vizitat dhe konsultat e rregullta te gjinekologu.

Mirëpo, ajo ka një problem të vogël: këngëtarja ka frikë nga injeksionet.

Bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, ka publikuar së fundmi një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaq Xhensilën teksa marr një injeksion, ndërsa nga frika fillon të qajë.

“Lot, lot, lot me kte video, edhe ne videon e dyte shikoni rezultatin e shtrengimit te dores. Nis e qan akoma pa dal nga shpia diten qe ka analizat. Hahhaahahah, mos i thoni gjo Xhensiles”(sic.), ka shkruar Bes Kallaku në mbishkrimin e fotografisë.

Videoja në fjalë ka bërë për të qeshur shumë prej fansave të çiftit.

Ndryshe, ka disa muaj që Xhensila është tërhequr nga prurja e projekteve të reja në muzikë dhe intervistave, kjo për shkak të përkushtimit ndaj shtatzënisë. /Telegrafi/