Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe humoristi Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë më datën 1 shtator 2017.
Çifti organizuan një dasmë madhështore në Pallatin Presidencial në Tiranë, e cila mori vëmendje të madhe mediatike.
Më pas, dyshja u nisën së bashku drejt muajit të mjaltit, ku si destinacion të parë kanë zgjedhur ishujt Maldive.
Ata publikuan në rrjetet sociale disa imazhe të mrekullueshme ku shfaqeshin më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.
Xhensila është ajo e cila rrëmbente më së shumti vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive në disa poza me bikini.
Së fundmi, dyshja kanë vazhduar udhëtimin e tyre në Dubai, duke qëndruar në një nga resortet më luksoze “Fairmont the Palm”.
Këngëtarja Myrtezaj ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft seksuale me bikini.
Natyrisht që nuk munguan edhe fotografitë me Besin, e cili shfaqej duke i dhuruar çdo moment përqafime. /Telegrafi/