Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, sërish ka ironizuar mediat shqiptare.
Bukuroshja e cila zuri kryetitujt e mediave këtë vit për martesën e saj me komedianin, Bes Kallakun, u spekulua gjatë ditës së djeshme se mund të jetë në pritje të fëmiut të parë.
Dhe, këngëtarja ka reaguar shpejt për t’i hedhur poshtë këto raportime, duke i quajtur ato si të pasakta.
Në një seri postimesh në InstaStory, ajo ka komentuar mbi raportimet e mediave në Kosovë e Shqipëri që spekulonin për shtatzëni të saj, duke parë interesimin e madh të publikut për këngëtaren.
“Kur të japim lajmin e vërtet në të ardhmen, nuk do të na besojë më njeri”, së pari shprehet Xhensila.
Në serinë tjetër të postimeve, teksa publikon mediat që kanë raportuar për lajmin e shtatzënisë e që sipas saj është i pasaktë, ajo thotë se pse mediat “mbetet shtatzënë çdo tre muaj”.
“Megjithëse tani jemi mësuar, një herë në 3 muaj ky lajm del”, përfundoi ajo serinë e postimeve në InstaStory.
Këngëtarja dhe komediani besohet se shpenzuan plot 65 mijë euro për dasmën e tyre të mbajtur në mesin e një luksi të pa parë dhe vëmendje të jashtëzakonshme mediale. /Telegrafi/