Prej disa ditësh kishte pushtuar mediat lajmi se Xhensila Myrtezaj është shtatzënë, po vetëm ditën e djeshme këngëtarja më në fund e konfirmoi me një foto ku shkruante “Kur dy bëhen tre”.
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ishte e ftuar sot në “Kurthin e Piter Pan” ku ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që do vijë në jetë.
E veshur me një fustan rozë, me një kordele në flokë dhe me barkun e rrumbullakosur, Xhensilës i kishte rënë një nur i mrekullueshëm teksa hapi kutinë surprizë në emision.
Nga kutia dolën tullumbace me pupla rozë duke treguar kështu se këngëtarja është në pritje të një vajze teksa Xhensila e konfirmoi edhe vetë.
Këngëtarja pak muaj më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me komedianin Bes Kalaku.
Bukuroshja u spekulua për shtatzëni, teksa vetëm ditë më parë u konfirmuar një gjë e tillë prej vet çiftit.
Ky është fëmiu i parë për çiftin më të bukur të estradës. /Panorama/