Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen e saj të 25-të, ndërsa me këtë rast ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e shumtë.
Dhe natyrisht se urimi më i mirë i ka ardhur nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.
Aktori i njohur i humorit ia e ka uruar edhe publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Urime ditëlindjen e bukura, e mira, e ëmbla, ditët e mia, jeta dhe familja ime që pres. Të dua Xhensila Myrtezaj”, ka shkruar Besi në Instagram.
Kujtojmë që dy artistët e pëlqyer të skenës shqiptare e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në vitin e kaluar.
Ata bënë më shumë se një ceremoni, ndërsa ishin vazhdimisht pjesë e faqeve rozë.
Ndërsa në muajin mars, çifti konfirmoi se është në pritje të fëmijës së parë që thuhet se është vajzë. /Telegrafi/