Site icon Telegrafi

Xhensila festoi me shoqe e striptizer, por ndryshe po i shijon Besi ditët e fundit të beqarisë (Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do t’i japin fund beqarisë së tyre këtë të premte, më datë 1 shator.

Çifti po i shijojnë në maksimum ditët e tyre të fundit të beqarisë.

Lexo po ashtu Shfaqet video nga festa e beqarisë së Xhensilës, si në festat hollywoodiane (Video)

Vetëm pak ditë më parë, Xhensilës i kishin bërë një festë befasi mikeshat e saj, ku kanë festuar së bashku nën shoqërinë e një striptizeri.

Por më ndryshe nga ajo, po i shijon i fejuari i saj Besi ditët e fundit të beqarisë, i cili ka zgjedhur të vizitojë vende fetare dhe më të qeta këto ditë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në fotografitë që Kallaku ka publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me miqtë e tij teksa darkon në restorante të ndryshme.

Ndërsa vetëm pak ditë para martesës, nuk ka munguar edhe një vizitë e tij në Kishën e Shën Ndout, në Laç. /Telegrafi/

Exit mobile version