Xhensila Pere, e cila u bë e dashur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja në “Big Brother Albania”, ka gjasë të nisë një karrierë në Turqi.
Bukuroshja ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Exclusive of the World” që u organizua pak ditë më parë në shtetin turk dhe kjo ka bërë që të bjerë në sy të producentëve atje.
Direkt pas spektaklit asaj i është propozuar një rol në serialet turke nga producentët, të cilët ndjekin këto evente për të pikasur ndonjë imazh të ri e të pa konsumuar në telenovelat atje.
Në garën “Miss Exclusive of the World”, Xhenxila arriti të kualifikohet në 20 konkurentet më të bukura, gjersa garën e fitoj përfaqësuesja e Danimarkës. /Telegrafi/