Xhensila Myrtezaj mund të jetë duke e shijuar jetën private, por jetën e skenës nuk e ka harruar.
Ajo po kënaqet me pushime me bashkëshortin, Bes Kallaku dhe me familjen e saj.
Por, Xhensila po gjenë kohë edhe për projekte muzikore, duke bërë gati videoklipin e ri.
Bukuroshja ka qëndruar në Venecia jo vetëm për pushime, por edhe për klipin e ri dhe ajo duket e mrekullueshme.
Në të zezë, Xhensila edhe një herë vërteton pse është një prej femrave më të bukura shqiptare.
Kënga e saj e re titullohet “Sekreti Im” dhe do të publikohet shumë shpejt.
Hiti i fundit i Xhensilës është “Çika Çika” në bashkëpunim me Ardian Bujupin.
/Telegrafi/