Dyshja e famshme Xhensila Myrtezaj dhe reperi Mozzik, kanë shtyrë publikimin e projektit të tyre të përbashkët.
Megjithëse ishte paraparë për sonte në mbrëmje, videoklipi do të publikohet tek nesër, transmeton Telegrafi.
E arsyeja nuk është teknike, reperi përmes rrjeteve sociale ka informuar fansat se përshkak të lojës së sontme futbollistike që Kombëtarja shqiptare e ka me Danimarkën, kanë vendosur që videoklipi të shtyhet.
“Ama dorën” titullohet bashkëpunimi i dytë që ka realizuar Mozzik këtë verë, pas atij me këngëtaren Kida, që rezultoi shumë suksesshëm. /Telegrafi/