Telegrafi

Xhensila dhe Besi do të sjellin këngë së bashku

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Çifti shumë i dashur i skenës, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, vazhdojnë të jenë shumë të komentuar për jetën dhe karrierën e tyre.

Tash e gati një vit, ata janë bërë prindër të një vajze, të cilën dyshja e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Ndërkohë, ata nuk kanë lënë anash edhe angazhimet e tyre në muzikë, teksa duket se në plan kanë së shpejti një bashkëpunim mes tyre.

Këtë e ka bërë të ditur Xhensila, e ftuar në “BE Coffee”, ku ka rrëfyer se tash e sa kohë janë përkushtuar për një projekt muzikor familjar.

“E kemi në plan një bashkëpunim familjarisht. Besi është shërbeti”, ka thënë këngëtarja pa dashur të zbulojë më shumë detaje të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, ajo muaj më parë publikoi një bashkëpunim me Pirro Çakon, i cili është pritur shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/