Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, një video familjare e veçantë nuk ka munguar as nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, artisti Bes Kallaku, kanë sjell një frymë festive në shtëpi duke u shfaqur edhe me vajzën e tyre të vetme, Ajkën.
Në video, çifti shfaqen nga shtëpia e tyre luksoze duke sjell disa momente të lumtura familjare.
“Dashuria është mbi gjithçka. Në këtë vit të mbrapshtë, familja është gjithçka e shenjtë”.
“Festa të mbara, të bukura me njerëzit tuaj dhe familjet tuaja. Bekime dhe zemra të ngrohta. Me dashuri, familja Kallaku”, ka shkruar ajo.
Besi dhe Xhensila ndërkaq janë të martuar prej vitesh dhe tanimë janë prindër të një vajze. /Telegrafi/