Telegrafi

Xhensila dhe Besi ndajnë çaste intime së bashku në Cancun (Foto)

Çifti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku pritet që shumë shpejt të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, në dy dasma madhështore që do të organizojnë.

Por, pak muaj para se të vijë ky çast, ata kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi, duke zgjedhur vendin e largët Cancun.

Në rrjetet sociale, Xhensila ka ndarë me fansat disa fotografi, përmes së cilave ka shfaqur edhe trupin e saj joshës me bikini.

Lexo po ashtu Një pozë me bikini nga Xhensila (Foto)

Ndërkohë pak momente më vonë, ajo nuk ka nguruar të shfaq edhe disa nga çastet intime bashkë me të fejuarin e saj.

Në njërën nga fotografitë ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë, teksa dhurojnë puthje. /Telegrafi/

Xhensila dhe Besi ndajnë me fansat çastet itnime nga pushimet e tyre në Cancun. Foto nga InstaStory.