Çifti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku pritet që shumë shpejt të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, në dy dasma madhështore që do të organizojnë.
Por, pak muaj para se të vijë ky çast, ata kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi, duke zgjedhur vendin e largët Cancun.
Në rrjetet sociale, Xhensila ka ndarë me fansat disa fotografi, përmes së cilave ka shfaqur edhe trupin e saj joshës me bikini.
Ndërkohë pak momente më vonë, ajo nuk ka nguruar të shfaq edhe disa nga çastet intime bashkë me të fejuarin e saj.
Në njërën nga fotografitë ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë, teksa dhurojnë puthje. /Telegrafi/