Shpesh yjet akuzohen nga fansat e tyre se i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të qenë kaq të bukura, edhe pse bukuria e tyre mund të jetë natyrale.
Një ndër personazhet publike e cila mohon kategorikisht se i është nënshtruar operacioneve plastike është ish banorja e Big Brother Albania, Xhensila Pere.
E ftuar në PopCulture të Top Channel, Xhensila deklaroi se nuk paragjykon askënd që ka kryer operacione të tilla, por ajo personalisht nuk do ta bënte kurrë duke preferuar të qëndrojë natyrale.
“Jam pro plakjes natyrale. Është mirë që të qëndrojmë kështu siç jemi”.
“Absolutisht nuk gjykoj asnjë që u nënshtrohet këtyre operacioneve por unë personalisht nuk dua ti nënshtrohem. Prej vitesh kam dëshiruar të operoj hundën por asnjëherë nuk e kam marrë guximin”, thekson Xhensila.
Xhensila Pere ishte një prej personazheve më atraktive të Big Brother.
Ajo tërhoqi vëmendjen kur pohoi se një kosovar i kishte ofruar 250 mijë euro ëpr një natë.