Site icon Telegrafi

Xheni mesazh Benardit: I Love You

Mesazhet me letra nga përtej xhamit, në mungesë të fjalëve janë kthyer në rutinë mes djemve dhe vajzave në pjesën singël të shtëpisë së Big Brother.

Më aktivë janë djemtë, që u dërgojnë më shpesh mesazhe vajzave, ndërsa këto të fundit ua kthejnë po ashtu.

Damiano shkroi në një moment se “kishte nevojë për buzëqeshjen e vajzave”, ndërsa nuk munguan as mesazhet “anonime” të dashurisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Big Brother Albania

Benardi merr një të tillë nga xhami, i shkruar anglisht “I Love You Too…” si përgjigjje e një mesazhi të mëhershëm që kishte përcjellë vetë.

Ai u vendos në kërkim të autores së përgjigjes dhe atë e gjeti nga Donjeta. Kjo, por përmes letrave, vendosi në një rreth të madh emrin e Xhenit.

Kaq mjaftoi që Benardi në dhomën e djemve të mburrej me mesazhet e marra nga gocat. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version