Site icon Telegrafi

Xheni merr propozim për martesë nga Benardi (Foto)

Spektakli “Big Brother Albania” solli shumë befasi këtë vit!

Shumë çifte u krijuan brenda shtëpisë, dhe si të tillë jetën po e vazhdojnë edhe jashtë spektaklit, i cili përfundoi muaj më parë.

Xheni dhe Benardi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun, të cilët u njohën brenda shtëpisë, dhe krijuan lidhjen e tyre.

Lexo po ashtu E vërteta e 'shtatzënisë' së Fotinisë (Foto)

Çifti u diskualifikuan në gjysmën e spektaklit, ndërsa jashtë shtëpisë, gjërat duket se kanë ecur vërtet shpejt.

Benardi duket t’i ketë propozuar martesë Xhenit, gjë të cilën kjo e fundit e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“A do të martohesh me mua”, shkruhet në letrën e bardhë e cila mbështjell unazën e propozimit.

Se a e ka pranuar këtë propozim, Xheni nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version