Benardi dhe Xheni i nisën me shaka e të qeshura përqafimet me Musën dhe me Donën ditën e sotme, por në mbrëmje Xheni “shpërtheu” ndaj Benardit.
Benardi po qëndronte me Danjelin dhe Forininë në kuzhinë, ndërsa Xheni doli për të pirë një cigare. “Mos e lërë vetëm, por shoqëroje sa të përfundojë cigaren”, e këshillon Fotinia Benardin.
Ai del në ballkon, por Xheni e pret e nervozuar dhe menjëherë e sulmon duke i thënë se nga Katerina kishte mësuar se ai kishte puthur Doën.
“Nuk e kam bërë, e kam puthur vetëm në shpinë”, i thotë Benardi, por Xheni ngulmon. Xheni qesh me ironi dhe i thotë se kjo gjë nuk bëhet.
“Ty të mori tjetri në krah, njësoj sikur isha unë dhe më flet mua këto gjëra? E mbylle gojë, mos më fol mua… “, i thotë Benardi.
“Këto gjëra nuk funksionojnë me mua”, reagon Xheni.
“Unë nuk kam dalë asnjëherë jashtë normave, ndërsa ty të mbajti në krah burri i huaj. Unë nuk ka mbajtur në krah asnjë deri më sot. Normale e quan këtë?”, i thotë Benardi.