Site icon Telegrafi

Xheneta shpërthen në lot pas konfliktit me Gjestin: Më ka rikthyer traumat e së kaluarës

Pas incidentit me Gjestin, Xheneta ka shpërthyer në lot dhe ka rrëfyer një moment emocional para Vullnetit.

Ajo u shpreh se veprimet dhe fjalët e Gjestit i kanë rikthyer ankthin dhe dhimbjet nga një periudhë traumatike e jetës së saj.

“Që sa jam zgjuar, vetëm po qaj. Nuk mund ta besoj që ky njeri më ka rikthyer të gjitha dhimbjet e shpirtit. Vij nga një lidhje me trauma të mëdha, ai më ka përdhunuar për qejfet e veta”, tha Xheneta, duke treguar për përvojat e saj të mëparshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo gjithashtu akuzoi Gjestin për sjellje të papranueshme gjatë konfliktit, duke përmendur fjalët e tij: “Unë jam burrë, a ke dashur burrë? Mshele gojën”, dhe faktin që ai e kishte goditur me bërryl.

Më pas, Xheneta u shpreh se ndiente keqardhje për mallkimet që kishte përdorur ndaj tij në momentin e zemërimit.

“Kam qenë gjithmonë pranë tij, e kam mbrojtur dhe kam debatuar me banorët e tjerë për të, por tani ndihem e zhgënjyer dhe e tradhtuar”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version