Site icon Telegrafi

Xheneta revoltohet me Gjestin: Nuk ke të drejtë të më prekësh

Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta Fetahu dhe Gjesti janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e hënë).

Kjo nisi për shkak të baterive, ku këngëtari ka për detyrë t’i ndërrojë, gjersa kishte shkuar edhe te modelja – e cila ato momente po flinte.

Banorja u shpreh e revoltuar dhe reagoi ashpër ndaj artistit shqiptar, duke i thënë që të mos e pengojë.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta i thotë se nuk ka të drejtë që ta prekë dhe që të mos merret me të për asgjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xheneta Fetahu

Pjesë nga biseda e tyre:

Xheneta: Ti nuk ke të drejtë të më prekësh mua, a e di se nuk ke të drejtë.

Gjesti: Si i hodhe të gjitha, mos më luaj mua pashën këtu.

Xheneta: Kurrë nuk ke të drejtë të më prekësh mua, zdrali i zanave.

Gjesti: Mbylle gojën se je çuar peshë. E kam detyrë që t’i ndërroj. Çka po të duket vetja. /Telegrafi/

Exit mobile version