Site icon Telegrafi

Xheneta për banorin e ri, Eduartin: Famën që e ka jashtë katastrofë

Xheneta Fetahu dhe Xuxi kanë diskutuar për banorin më të ri të shtëpisë, Eduart Kuqin.

Konkurrentja u shpreh se ai ka hyrë në këtë format për të marrë famë në emër të saj.

Ndër të tjerash, modelja shqiptare thekson se fama që ka jashtë është ‘katastrofë’.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ai po dëshiron me shfrytëzu emrin tim me marrë famë se famën që e ka jashtë është katastrofë e di shumë mirë ai se për çfarë njihet”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Banori i ri me deklaratë tronditëse: Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër

E njëjta shtoi: “Si ka pas as 72 orë dhe i ka thy 2-3 rregullat kryesore”.

Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi në shtëpi ka hyrë edhe një zarf ngjyrë hiri e që besohet të jetë për Edin.

Kjo për shkak të gjuhës së tij të papërshtatshme dhe ofendimeve që ka bërë këto ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version