Xheneta Fetahu së fundmi ka dhënë një intervistë për Fan Club, ku i është përgjigjur të gjitha aludimeve.
Ajo flet për lojën që ka bërë në Big Brother të Kosovës, raportin me Gjestin dhe më pas për atë që ndodhi me kalimin e tij në BBVA 4.
E njëjta thotë se këngëtari pejan nuk e ka dashur asnjëherë dhe se do i vinte mirë që t’ia thoshte.
Në një moment gjatë bisedës prezantuesja Heidi Baci iu drejtua: “Të mungon Gjesti”.
Ajo nuk u përgjigj por shihej e përlotur duke dashur që të anashkalojë këtë pyetje.
Sidoqoftë, Xheneta deklaroi se nuk do të hyjë në Big Brother e as nuk do të ketë ballafaqim me të.
Gjesti tani po vazhdon lojën në atë të Shqipërisë dhe ka nisur një njohje me Egli Takon. /Telegrafi/