Xheneta Fetahu nxiti të gjithë banorët në Big Brother VIP Kosova 3, ku edhe në një moment agravoi situata.
Ajo fillimisht tentoi t’i zgjonte konkurrentët në dhomën e gjumit me tiganë, gjë më pas që iu kthye mbrapsht nga Xuxi.
U krijua edhe një debat i ashpër mes Vullnetit dhe Drenushës, ku kjo e fundit u akuzua se nxiti Xhenetën.
Sidoqoftë, kjo kaloi në një nivel tjetër gati në përplasje fizike mes Mevlanit dhe Xuxit.
E Fetahu pas gjithë këtij sherri në një bisedë me Rezartin theksoi se nuk është pishman.
“Nuk jam pishman çfarë kam bërë mbrëmë”, u shpreh ajo.
Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim nga ‘Vëllai i Madh’ në lidhje me ngjarjen. /Telegrafi/