Gresë Gashi u zgjodh kapitene e kësaj jave dhe për këtë pati një avantazh nga Vëllai i Madh.
Ajo duhej të dërgonte dy banorë në televotim dhe një prej tyre do të linte garën në spektaklin e së hënës.
Mes dy banoreve që përzgjodhi, Drenusha Latifit dhe Xheneta Fetahut, ajo që ka lënë garën në gjysmë për çmimin e madh është kjo e fundit.
Pritet të shihet nëse konkurrentja ka biletë kthimi dhe nëse fati është në dorën e saj.
Ndonëse një pjesë e madhe e banorëve u gëzuan, Gjesti ka qenë ai që shpërtheu në lot, duke mos e pranuar një gjë të tillë.
Pritet të shihet se si do të shkojë kjo dhe nëse Xheneta do të rikthehet sërish në shtëpi. /Telegrafi/