Site icon Telegrafi

Xheneta e quan të ‘pavlerë’ Rovenën, i thotë se ‘je njeri kot’

Xheneta Fetahu dhe Rovena Stefa duket se që nga fillimi nuk po mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët me njëra-tjetrën.

Ato kanë debatuar sërish dhe kanë hedhur kunja të mëdha, duke kaluar edhe në ofendime.

Ka qenë modelja që e ka quajtur këngëtaren ‘njeri kot’ dhe të ‘pavlerë’, ndonëse nuk munguan replikat as nga kjo e fundit.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ti nuk je e rëndësishme për mua, unë nuk të dëgjoj në asnjë bisedë se flet aq kot sa mua më shtin me qesh. Të kam thënë enciklopedi në vete. Flet shumë kot”, i tha Xheneta.

Lexo po ashtu Xheneta revoltohet me Gjestin: Nuk ke të drejtë të më prekësh

Rovena më pas u përgjigj: “A e di pse, se te i pari nuk më zen hiç. E kupton e sheh. A po flet ndonjë mizë, kush po flet”.

Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta tutje i tha: “Unë me ty zemër as nuk debatoj. Je aq e kot nuk shpenzoj energji në ty. Me ty vetëm qeshi”.

E më pas artistja shqiptare shtoi: “Ti e do vetëm interesin. Nuk e do askënd”. /Telegrafi/

Exit mobile version