Site icon Telegrafi

Xheneta befason me deklaratën: Je e pamoralshme nëse nuk di gjë për Kosovën

Foto: Screenshot/YouTube

Në ‘Big Brother Today’ një pyetje pikante iu drejtua banorëve të Big Brother VIP Kosova 3.

“Çka është për ta e pamoralshmja?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatorët: Jehona dhe Kroni.

“E pamoralshme je nëse ke një lidhje për një javë e pastaj shkon me të, e pamoralshme je nëse ke një njohje, e pamoralshme je nëse nuk di asgjë për Kosovën”, u shpreh Xheneta.

Foto: Screenshot/YouTube

Por me këtë deklaratën e fundit, debati u ndez përnjëherë.

Lexo po ashtu Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

“E pamoralshme që nuk di asgjë për Kosovën, e padijshme është ajo”, u shpreh Xuxi.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas, Naim Bunjaku (emri i vërtetë) tregoi arsyet se përse i kishte thënë materialiste.

“Nëse më tregon vetëm gjëra materiale për dikë, çfarë të mendoj. Nuk më tregon për karakterin, për emrin, çka punon, ku jeton. Nuk më tregon asgjë, ku është problemi”, tha ai.

 

Xheneta krejt në fund shtoi: “Nuk jam aspak femër materialiste, lidhjen e fundit ai i ka pasur kushtet. Unë nuk i kam shikuar, nuk e kam ditur se kush është ai. Një vit kemi pasur lidhje, nuk e kam ditur”. /Telegrafi/

Exit mobile version