Telegrafi

Xhemi Shehu ironizon me këngëtarët pas Top Awards (Foto)

Moderatorja e famshme Xhemi Shehu, e cila ishte prezantuese e edicionit të sivjetmë të Top Aëards, ka ironizuar keq me këngëtarët.

Ajo ishte prezentuese dhe dihet se ishte ajo që nuk arriti të njohë Getinjon dhe Mozzikun në skenën e madhe.

Acarrimi i menaxherit të tyre bëri që të rrihet një gazetar, teksa shumë këngëtarë të tjerë u revoltuan me mos pjesëmarrje dhe polemika me drejtues të ceremonisë së madhe në publik.

Dhe tash Xhemi Shehu ka reaguar, duke ironizuar keq, me ç’rast ka shfrytëzuar mos triumfin e madh të Leonardo Di Caprios ndër vite për të ironizuar me artistët tanë.

“Epo paske qenë shumë tip i qetë që s’reagove kurrë për gjithë ato Oscars të humbur #pakarakter”, u shpreh Xhemie në Instagram.

/Telegrafi/