Telegrafi

Xhemaili vazhdon shkëlqimin në SHBA, tjetër gol nga mesfushori (Video)

Blerim Xhemaili ka vazhduar shkëlqimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Montreal Impact triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj New York Red Bull.

Goli i vetëm i Xhemailit u shënua në minutën e 30-të.

Tetovari u fut bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin mysafir për 1-0.

Ky ishte goli i dytë për Xhemailin në MLS që pas transferimit nga Bologna. /Telegrafi/