Blerim Xhemaili ka vazhduar shkëlqimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.
Montreal Impact triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj New York Red Bull.
Goli i vetëm i Xhemailit u shënua në minutën e 30-të.
Tetovari u fut bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin mysafir për 1-0.
Ky ishte goli i dytë për Xhemailin në MLS që pas transferimit nga Bologna. /Telegrafi/