Telegrafi

Xhemaili shënon supergol dhe asiston në fitoren e Montrealit (Video)

Blerim Xhemaili po vazhdon të shfaq ndeshje fantastike në ligën elitare të Amerikës, MLS.

Reprezentuesi zviceran ka qenë protagonist kryesor në fitoren e Montreal Impact kundër DC Unitedit me rezultat 2-0.

Fillimisht, Xhemaili dërgoi në epërsi gjigantin amerikan pas një goli të realizuar nga distanca në minutën e 21 të ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Vetëm dy minuta më pas, mesfushori asistoi për mbrojtësin Chris Duvall, i cili vulosi fitoren e skuadrës kanadeze.

Theksojmë se për 31-vjeçarin shqipar ky ishte goli i katërt gola në nëntë paraqitje që nga koha kur u huazua nga Bologna. /Telegrafi/