Telegrafi

Xhemaili prezantohet te Montreal Imapct

Futbollisti shqiptarë, Blerim Xhemaili sot edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e tij e re, Montreal Imapct në MLS Ligën Amerikane të Futbollit.

Xhemaili së fundmi ishte pjesë e Bolongnas, për të cilën skuadër këtë edicion zhvilloi 33 ndeshje, duke shënuar edhe 8 gola.

Debutimin e tij me fanellën e Montreal, Xhemaili pritet që ta ketë javën e ardhshme kundër skuadrës së Columbus.

Futbollisti shqiptar i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat si Zurich, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa dhe Bologna.

31-vjeçari Xhemaili për përfaqësuesen “helvetike” ka zhvilluar 55 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.