Site icon Telegrafi

Xheisara rrëfen një anë të errët të jetës në Big Brother VIP: Nuk flas me familjarët, më kanë hedhur në rrugë kur u bëra këngëtare

Foto: Screenshot/YouTube

Xheisara është ndër banoret më të reja që ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Si shumë anëtarë të tjerë të spektaklit, ajo ka rrëfyer një anë të errët të jetës së saj që ka të bëj me familjen.

E njëjta është shprehur se ka nëntë vite që jeton vetëm pasi nuk flet më me familjarët e saj, që nga momenti që vendosi të bëhej këngëtare.

Mes lotësh, artistja shqiptare u shpreh se familjarët kanë dashur që ta fejojnë që në moshën 17 vjeçe dhe për këtë u largua nga shtëpia.

“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedhur se kanë dashur të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ikur 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjetur 20 ditë rrugëve në Tiranë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Ndryshimi i këngëtares Xheisara, nga koha kur debutoi në muzikë e deri te hyrja në Big Brother VIP

“Mamit i kam thënë jam shumë mirë. Kam nëntë vite që jetoj vetëm. Nëntë vite që nuk kam patur asnjë njeri të më pyes a kam bukë apo nuk kam bukë”, ka thënë më tej Xheisara.

 

Ajo ndërkaq është në nominim së bashku me Egzonën dhe Tanin, njëri prej të cilëve do ta lërë nesër shtëpinë. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version