Site icon Telegrafi

Xheisara: Në jetën time nuk kam tradhtuar kurrë, por jam tradhtuar

(Foto: Instagram/isthatxheisara)

Këngëtarja Xheisara ka rrëfyer për tradhtinë që i ka ndodhur në të kaluarën duke theksuar se është ndjesi e tmerrshme.

Ish-banorja e Big Brother VIP ka qenë e ftuar në rubrikën Trotuar në emisionin E diell të Top Channel, ku ka folur për festën e të dashuruarve.

Ajo zgjodhi të mos tregonte nëse është në një lidhje dashurie apo jo, ndërsa tregoi se është tradhtuar pas një historie që zgjati disa vite.

“Një Zot e di çfarë kam për t’i bërë burrit tim të ardhshëm. Do ta zhdëp në dru që më la vetëm gjithë këto vite. Unë çdo ditë e kam 14 shkurt”.

Lexo po ashtu Pas daljes, Xheisara e penduar që zbuloi historinë e familjes dhe vuajtjet në Big Brother VIP

“Xheisara di të dashurojë dhe dashuron shumë fort, por vërtet stepem se nuk njoh kufi. Nuk jam as toksike, as posesive, thjesht jam njeri që dua shumë”.

“Në jetën time nuk kam tradhtuar kurrë, por jam tradhtuar. Është ndjesi e tmerrshme. Nga momenti që kam dyshuar, kam bërë hulumtimet e mia”.

“Nuk jam tip që pyes dhe nuk dua t’ia di se çfarë ke bërë më parë. Të jap besim dhe ta marr deri në pikën që nuk duket e besueshme. Nuk bëhem fort kollaj xheloze se them që ka fat që më ka mua, por në momentin që kam dyshuar se diçka po ndodhte, i kam bërë vetëm një paralajmërim, nëse kjo po ndodh, mos më dil para e vazhdoi”, ka rrëfyer ajo.

(Foto: Instagram/isthatxheisara)
Exit mobile version