Telegrafi

“Xhbanja” me fotosesion fantastik prej Greqisë

Arjola Demiri arriti që në pak kohë të rrëmbejë vëmendjen e shqiptarëve.

E gjithë kjo në saje të paraqitjes në serialin e mirënjohur “O Sa Mirë”, ku u shfaq me rolin e një vajze rigoroze nga Tropoja.

Por, pos jetës prej artisteje, ajo ka edhe një jetë private që herë pas here e ekspozon në rrjetet sociale.

“Xhbanja” ka publikuar së fundi disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft e bukur dhe joshëse.

Natyrisht, këtë fotosesion e ka realizuar në shtetin grek, ku ka shfrytëzuar edhe plazhet për pushimet e hershme verore.

Lexo po ashtu Të rejat nga Arjola Demiri, ku mbeti ‘Çbanja’ rigoroze e serialit “O Sa Mirë”?

Ajo javë më parë ka dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin ku shpalos shumë detaje rreth karrierës dhe jetës private.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe vitin e ardhshëm në projekte të ndryshme filmike dhe teatrale. /Telegrafi/