Arjola Demiri arriti që në pak kohë të rrëmbejë vëmendjen e shqiptarëve.
E gjithë kjo në saje të paraqitjes në serialin e mirënjohur “O Sa Mirë”, ku u shfaq me rolin e një vajze rigoroze nga Tropoja.
Por, pos jetës prej artisteje, ajo ka edhe një jetë private që herë pas here e ekspozon në rrjetet sociale.
“Xhbanja” ka publikuar së fundi disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft e bukur dhe joshëse.
Natyrisht, këtë fotosesion e ka realizuar në shtetin grek, ku ka shfrytëzuar edhe plazhet për pushimet e hershme verore.
Ajo javë më parë ka dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin ku shpalos shumë detaje rreth karrierës dhe jetës private.
Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe vitin e ardhshëm në projekte të ndryshme filmike dhe teatrale. /Telegrafi/