Të pathënat në shtëpinë e Big Brother VIP duket se nuk kanë fund.
Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka ndarë tashmë me banorët një pjesë të madhe të historisë së saj të dhimbshme.
Ajo ka treguar se është ndarë nga babai i tre fëmijëve të saj, pasi i njëjti e ka tradhtuar, ndërsa shton se kjo periudhë e vështirë e çoi atë drejt një depresioni katër vjeçar.
Aktorja tropojane tregoi se nuk kishte marrë trajtim profesional, gjersa kishte përfunduar vetëm duke pirë alkool, cigare dhe duke fjetur në gjumë gjithë ditën.
Në një rrëfim të bërë përballë koleges së saj, aktores Monika Lubonja, ‘Xhbanja’ e hit-serialit “O Sa Mirë”, tregoi se madje kishte tentuar edhe të lëndonte veten gjatë kësaj periudhe.
“Këtu kam tentuar të pres venat. Mora kokrra dhe i futa në sy të atij. Doja ta lëndoja veten me patjetër”, ka treguar Arjola.
Ajo vazhdoi të tregojë gjithashtu se si kishte abortuar binjakë dhe se kishte shkuar katër herë për të abortuar vajzën e saj Alesia, ani pse e kishte kaluar kufirin ligjor të lejimit të abortit.
Tropojannja tha se sot i vjen keq për atë periudhë, por që tashmë jeta i ka ofruar mundësi të reja dhe është e lumtur me tri bekimet e saj, përkatësisht fëmijët. /Telegrafi/