Aktorja e njohur Arjola Demiri është kthyer në një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.
Roli i saj karakteristik në serialin “O Sa Mirë”, ku luan një vajzë malësore me emrin “Xhbane”, ka bërë për vete gjithë publikun.
Ajo tashmë numëron me mijëra ndjekës në Instagram, rrjet në të cilin është mjaft aktiv,e dhe publikon herë pas here imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, aktorja Demiri ka publikuar një fotografi të zakonshme, ku shihet e veshur me xhinse, dhe bluzë e cila i vë në plan të parë gjoksin.
Edhe pse në përditshmëri, “Xhbanja” tregoi se di të jetë mjaft tërheqëse dhe atraktive edhe në një ditë të thjeshtë.
Ajo shquhet për format trupore dhe pamjen e saj natyrale, për të cilën komplimentohet vazhdimisht nga fansat. /Telegrafi/