Site icon Telegrafi

Xhavit Novolani, në Amerikë për të krijuar unazat dhe çantat për “Clash of the vampires”

Ai është diplomuar për fashion designer dhe është i pari designer i çantave në Kosovë dhe Shqipëri, quhet Xhavit Novolani dhe ata që pëlqejnë lëkurën dhe prodhimet e saj e njohin mirë.

Ai gjithashtu është kreator i unazave prej argjendi dhe gurë të çmuar të serive të limituara. Puna për këto unaza kërkon shumë kohë dhe produkti është një veçanti që nuk e gjen të dyfishuar si prodhimet në seri.

Talenti kosovar është ftuar tani nga shtëpia e prodhimit të serialit të famshëm amerikan “Clash of the vampires” për të realizuar unazat që personazhet e filmit do të përdorin në seritë e reja.

Xhavit Novolani do të krijojë gjithashtu edhe çantat dhe aksesorët e tjerë për këtë film të njohur botërisht. /Telegrafi/

Exit mobile version