Takimet e nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Halitit me qytetarë kanë vazhduar në mbrëmjen e fundjavës në Katundin e Ri.
Haliti, nga vendlindja e bashkëveprimtarit të hershëm, të burgosurit politik, Malush Ademaj, nga lagja ku u rriten dëshmorët e luftës së lavdishme të UÇK-së, Fatos e Kreshnik Ademaj, përçoi mesazhin prej njeriut të matur, siç është vet ai, se vlerat e kontributdhënësve për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të çmohen e nderohen.
“Nuk do të lëjoë askënd ta nëpërkëmbë, siç po tentohet nga disa. Garancë për këtë do të jetë programi i Rimëkëmbjes së vendit dhe vet Halitit si deputet i parlamentit të Kosovës dhe qeverisja e udhëhequr nga Enver Hoxhaj”.
Haliti u zotua para qytetarëve të Katundit të Ri se në qeverinë që po vjen, të cilën do ta drejtoj Hoxhaj, do të punohet ndershëm e me dinjitet, prandaj slogani “Me maturi. Drejtë finales”, thotë ai, është personifikimi i mandatit që po vjen.