Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se në sirtarin e tij në Kuvendin e Kosovës ka marrë librin “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” (Demarkacioni i vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi në historik, ish-jugosllav dhe të së drejtës ndërkombëtare), të autorit Zejnullah Gruda.
Ky libër, po sipas Halitit, i ishte dërguar nga Grupi Parlamentar i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” dhe Grupi Parlamentar “NISMA për Kosovën”.
“Falënderoj publikisht kolegët nga të dy partitë parlamentare për dërgesën, edhe pse nuk ma kishin nënshkruar librin! Besoj në vullnetin e mirë të opozitës që së shpejti të ulemi së bashku në institucione (komisione parlamentare dhe seancë plenare) për të debatuar haptas për Demarkacionin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Telegrafi/